Përveç krimit që në terminologjinë policore njihet si i rrugës, ku përfshihen vepra penale pa motive të mëparshme, më shqetësuese janë ato krime ku viktima janë kapot apo anëtarë të bandave të ndryshme. Bëhet fjalë për ato atentate, ku larja e hesapeve, apo hakmarrja janë motive kryesore. Ajo që e bën të ndryshëm këtë krim nga krimet e tjera lidhet me hetimet. Mungesa e provave, ose dëshmitarëve e çon hetimin në rrugë pa krye.