Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar të enjten se kanë qënë shenjestër e një atentati. Ata janë njoftuar nga policia se emrat e tyre janë në mesin e listës së bashku me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj të cilëve planfikohej atentat. Krasniqi në një deklarim para mediave, ka thënë se nuk ndihet i frikësuar, duke shtuar se beson në institucionet e sigurisë në Kosovë.