Vlora është trazuar mesditën e kësaj të hëne nga një atentat që për nga mënyra e ekzekutimit ngjason tipikisht me atentate mafioze. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMV në lagjen “Hajro Çakërri”, kur është qëlluar me armë zjarri. Drejtuesi i mjetit Bledar Birçaj fillimisht mbeti i plagosur, por ai humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Vlorës.