Shërbimet sekrete greke dhe ato amerikanë raportohet se kanë parandaluar tre vite më parë një atentat ndaj liderit të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev. Atentati thuhet të jetë planifikuar disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në verën e vitit 2018 dhe para se parlamenti i Shkupit të votonte ndryshimet në Kushtetutë.