Një atentat është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Memaliaj, ku është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të automjetit të avokatit Andrea Zotaj. Fatmirësisht avokati u ka shpëtuar plumbave, të cilët kanë arritur të prekin vetëm mjetin që ai drejtonte.