Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh i ka mbijetuar një atentati mëngjesin e së enjten në një zhvillim dramatik që ka tronditur vendin afrikan. Persona të armatosur kanë sulmuar autokolonën e kryeministrit libian Abdulhamid Dbeibah në kryeqytetin, Tripoli, sipas burimeve, disa orë përpara se parlamenti të mblidhet për të zgjedhur një kryeministër të ri.