Ka ndërruar jetë në spital Entjan Nikulaj, 40-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës në një atentat të ndodhur në Lezhë. Fillimisht 40-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Atentati ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.