Durrësi u trondit mbrëmjen e kaluar pas disa të shtënave me armë zjarri, që përfunduan me vrasjen e një personi. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18 të qytetit, pranë Spitalit Rajonal, ku Ermir Dedja, 29 vjeç, u qëllua me armë dhe humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Sipas informacioneve të para, autorët e dyshuar ishin të maskuar dhe, pas krimit, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kontrolle intensive për kapjen dhe identifikimin e autorëve.