Një konflikt i castit mes disa personave në Rrëshen, përfundoi me përdormin e armëve të zjarrit, por fatmirëisht pa persona të vdekur, apo të lënduar. Martin dhe Erind Bardhi babë e birë, qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçi, për pasojë ky i fundit humbi kontrollin dhe u përlas me bordurën e rrugës. Policia bën me dije se konfliti nisi fillimisht mes dy të rinjve, Erind Bardhi dhe Saimir Reçi. Më pas Erindi bashkë me babanë e tij shkuan në baneësën e Recit me armë zjarri në dorë dhe pas nxehjes së konfliktit, ata qëlluan drejt automjetit të tij.