Dëshira e shqiptarëve për të emigruar drejt Britanisë ilegalisht ka bërë që shpesh herë të rrezikojnë dhe jetën e tyre me gomone, me kamionë apo forma të tjera. Por, rasti i 42-vjeçarit Armand Babaj në Shkodër ka shkuar përtej limiteve. Rreth orës 2 pas mesnatës, 42-vjeçari ka telefonuar sallën operative të policisë së Shkodrës duke thënë se drejt tij është qëlluar me armë zjarri.