Top News/ Asociacioni i serbëve në Bruksel / Kryenegociatorët takohen të enjten për draft-statutin
15/11/2023 12:31

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, takohen të enjten në Bruksel me ftesë të ndërmjetësit evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit një ditë më parë ishte në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zyrtarët nga Serbia thanë se në takimin e 16 nëntorit, do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse nga qeveria e Kosovës nuk konfirmohet, por as nuk mohohet një gjë e tillë. Emisari Lajçak, pas vizitës në Beograd, shkroi se me presidentin Vuçiç dhe kryenegociatorin Petkoviç, "diskutoi mbi rrugën përpara në dialog”. "Pas vizitës sime në Kosovë, udhëtova edhe në Beograd për t'u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve të kësaj jave. Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe me Petar Petkoviçin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak. Nga zyra e presidentit serb Vuçiç, njoftohet se pas takimit me Lajçak, krahas insistimit për krijimin e Asociacionit, është shprehur gatishmëria për respektimin e çështjeve të dakordësuara në kuadër të dialogut. "Presidenti Vuçiç vuri në dukje se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për respektimin e çdo gjëje të nënshkruar, dhe ritheksoi se vendi ynë është pro shtensionimit, paqes dhe stabilitetit, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë. Edhe një herë, presidenti Vuçiç e informoi në detaje përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për peshën e situatës me të cilën ballafaqohen serbët, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, duke shprehur shpresën se do të arrihen rezultate në procesin e mëtutjeshëm të dialogut”, thuhet në njoftimin e palës serbe. Raundi i ri i dialogut në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 26 tetor zhvilluan takime të ndara në Bruksel me liderët e BE-së, Presidentin e Francës, Kancelarin e Gjermanisë dhe kryeministren e Italisë. Scholz, Macron dhe Meloni, i kërkuan Kosovës që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa, Serbisë të njohë de facto pavarësinë e Kosovës.

‘Po na qërroni!’/ ‘Sy më sy’ me policët/ Protestuesit përballen me efektivët te Kryeministria
25/10 17:07
Zjarr te kryeministria/ Ndizet protesta/ Merre zvarrë personi që refuzoi të…
25/10 16:59
‘Filloje me mua’/ Pedagogia ‘shpërthen’ live: S’na bën dot presion/ Po u nxjerrin sytë të rinjve
25/10 16:29
Plumbi në sy/ ‘Eca 2 metra dhe rashë’/ Flet 28 vjeçari që u plagos dje/ Rama: Jeni errësira
25/10 16:21
‘Mund të digjet kryeministria…’/ Gjendje revolucioni/ Të huajt ‘e heqin nga priza’ Ramën kur të…
25/10 15:06
Tirana në flakë dhe kaos! Digjen dyqane e stacione autobusësh, policia ndjek protestuesit
24/10 22:33
Blindohet Tirana/ Nami në kryeqytet, policia pushton vendin, protestuesit nuk ndalen | Breaking
24/10 20:48
Nuk ndalen flakët në Tiranë/Protestuesit djegin kosha, vrapojnë nëpër rrugët e kryeqyteti | Breaking
24/10 20:48
Pamje apokaliptike në kryeqytet/ Digjet vendi, policia ndjek këmba-këmbës protestuesit | Breaking
24/10 20:46
Digjet Tirana, sheshi në flakë, protestuesit djegin dyqane e stacione autobusësh | Breaking
24/10 20:45
Tirana në flakë, nami në kryeqytet, protestuesit djegin gjithçka, policia në ndjekje | Breaking
24/10 20:45
Plas në bulevard! Protestues të plagosur, përleshje të ashpra me policinë, kaos në Tiranë!
24/10 19:28
TIRANA NË FLAKË! Sulmohet selia e PS-së, breshëri molotovësh, policia rrethon kryeqytetin!
24/10 19:27
Ulërima, tym, gaz lotsjellës dhe plumba gome! Pushtohet Tirana nga gazi
24/10 19:18
Kaos në kryeqytet! Molotovë, flakë dhe plumba gome, Tirana kthehet në skenë lufte!
24/10 19:17
Luftë me molotovë, plumba gome dhe gaz në Tiranë! Tensionohet situata, shpërthime të fuqishme
24/10 18:54
2-1 Breshëri molotovësh dhe gaz lotsjellës në shesh! Tensionohet situata, del jashtë kontrollit
24/10 18:52
Digjen policët nga molotovët, flakë dhe tym! Tensione në sheshin Skënderbej
24/10 18:15
Tirana kthehet në arenë lufte! Gaz, molotovë dhe shpërthime të mëdha
24/10 18:15
Kujdes, kujdes! Bomba dhe granata, ulërima dhe tension në protestë
24/10 17:51