Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova duhet të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përgatitur draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Osmani vlerëson se marrëveshja drejt normalizimit të raporteve nuk është perfekte për Kosovën, por gjithsesi e konsideron një obligim ndërkombëtar.