Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe shumë diplomatë perëndimorë po këmbëngulin që Prishtina zyrtare ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ata presin që propozimi të dalë në tryezën e bisedimeve. Këtë e bëri të qartë, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet gjatë vizitës së tij në Kosovë.