Siguria në punë vitet e fundit në vendin tonëështë vënë në pikëpyetje. Nga njëra anë inspektorët e pakët që ka në dispozicion Inspektorati i Punës për monitorimin e bizneseve dhe nga ana tjetër bizneset që jo gjithmonë e jo të gjitha i respektojnë kushtet e punës. Thuajse çdo ditë raportohet për raste të reja incidentesh në vendin e punës, e deri në humbjen e jetës së punonjësit.