Ashtu sic ishte paralajmëruar edhe më herët, oficeri i karrierës, Muhamet Rrumbullaku është emëruar zyrtarisht në postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Emri i Muhamet Rrumbullakut u përfol ne media por edhe në mesin e radhëve të drejtuesve të policisë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, para konfirmimit të shkarkimit të ish kryepolicit Gledis Nano. Muhamet Rrumbullaku mban gradën Drejtues I Parë dhe deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e zëvendësdrejtuesit të përgjithshëm , e më pas pati një shkëputje nga policia duke u rikthyer si këshilltar I ministrit të qeverisë së përkohshme, Dritan Demiraj në vitin 2017. Nga 2019 e deri më tani ka qenë në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.