Nuk ka asnjë shans që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara – tha presidenti serb aleksander vucic një ditë më parë. Ai ndodhet në Nju Jork, ku do të qëndrojë deri të premten në kuadër të punimeve të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.