Luizin duket se nuk e ka zënë gjumi pas nominimeve të Oltës në primen e së shtunës, ku mes tyre ishte ai dhe Kiara. Olta kishte avantazhin e zarfit të kuq falë lojës me litar dhe dërgoi për votim në publik Luizin, Kjarën dhe Bledin. Ndërsa konsumonte kafen e mëngjesit Luizi i tha Beatit se tani dukej qartë loja e Maestros për të mos u nominuar duke përdorur kartën e bullizimit dhe shtoi se nëse Kjara largohet nga Big Brother Vip, atëherë asnjë sdo ta bëjë më gjumin e qetë në shtëpi.