Top News – Asnjë qelizë të mirë në trupin e Trump / Epstein për presidentin: Është një person i keq
04/02/2026 11:48

"Kam takuar njerëz vërtet të këqij, por asnjë më të keq se Trump. Nuk ka asnjë qelizë të mirë në trupin e tij. Po, ai është i rrezikshëm". Kështu do të shrkuante financieri i ndjerë Jeffrey Epstein në një shkëmbim email-esh me ish-Sekretarin e Thesarit të SHBA-së Larry Summers. Shkëmbimi, i cituar nga Telegraph, daton që nga shkurti i vitit 2017 dhe thuhet se është pjesë e dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në lidhje me ish-financierin, i cili kreu vetëvrasje në burg. Polemikat rreth Epsteinit e kanë përndjekur Trumpin gjatë vitit të kaluar. Pasi aleatët e tij u zotuan gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 për të publikuar dosjet e Epstein ndërkohë që administrata e tij u tërhoq shpejt. Rezistenca e Trump ndaj publikimit të dosjeve të qeverisë nxiti spekulime se ato përmbanin informacione dëmtuese rreth tij ose aleatëve të tij. Dosjet e publikuara së fundmi, janë në fakt të mbushura me referenca për Trumpin, i cili ka qenë një mik i Epstein deri në fillim të viteve 2000. Ndërsa Trump e ka minimizuar vazhdimisht marrëdhënien, të dy ata duket se janë afruar për shkak të pasionit të tyre për femra të reja në moshë. Vetë Trump ka mohuar çdo shkelje në lidhje me Epstein. Gazeta The Neë York Times thotë se ka identifikuar më shumë se 5300 dosje që përmbanin mbi 38 mijë referenca për Trumpin, bashkëshorten e tij, klubin në mar-a-lago apo edhe fraza të tjera të lidhura me të, në serinë e fundit të emaileve, dosjeve qeveritare, videove dhe të dhënave të tjera të publikuara nga departamenti i drejtësisë. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e dokumenteve të publikuara që e përmendin Trumpin, janë artikuj lajmesh dhe materiale të tjera të disponueshme publikisht që kishin mbërritur tek Epstein. Asnjë nga këto dosje nuk përfshin ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë midis Trump dhe Epstein. Ndërkohë, shumë pak nga dosjet datojnë që nga fillimi i viteve 2000, kur të dy ata ishin ende miq.

Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41