Pasuria e padeklaruar prej 950 mijë dollarë i kushtoi rëndë Fatmira Hajdarit, e cila u shkarkua nga posti këtë të hënë me vendim të Kolegjit të Posacëm të Apelimit. KPA la në fuqi vendimin e Kolegjiit të posacëm të kualiftimit dhe përjashtoi përfundimisht ish bashkëshorten e Azem Hajdarit nga sistemi I drejtësië. Ish gjyqtarja e Apelit të Tiranës Fatmira Hajdari nuk arriti dot të deklaronte pasurinë e saj prej 950 mijë dollarë. E pyetur nga trupa e KPA për burimin e këtyre të ardhurave, Hajdari bëri një deklarim të pamjaftuehëm, dhe nuk arriti të bindë anëtarët për rrjedhjen e këtyre parave.