Ukraina dhe rusia pretenduan të shtunën se qindra trupa armike ishin vrarë në 24 orët e shkuara në luftën për Bakhmutin, me Kievin që thotë se është përballur pa reshtur me sulme dhe një lumë i vogël që ndan qytetin tani është kthyer në vijën e re të frontit. Serhiy Cherevatyi, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se 221 trupa ruse ishin vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë ishin plagosur në Bakhmut. Ministria ruse e mbrojtjes në anën tjetër tha se 210 ushtarë ukrainas ishin vrarë në pjesën më të gjerë të frontit në Donetsk.