Administrata e Biden tha se po vëzhgon me kujdes vizitën e Xi Jinping në Moskë, ndërsa shprehur shqetësime se Pekini mund të dalë me një propozim për armëpushim, të cilin mund t’ia adresojë Kievit. Uashingtoni i bën thirrje Ukrainës që të refuzojë çdo formë armëpushimi në këtë fazë të luftës, pasi siç thotë se çdo ujdi e tillë do të ishte në thelb miratim i pushtimit rus dhe aneksimit të territoreve ukrainase.