Tre javë nga çelja e aplikimeve për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme nuk ka ende asnjë kandidat të interesuar nga radhët e prokurorëve. Teksa kryetarit aktual të SPAK, Arben Krajës i përfundon mandati në 18 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se asnjë prokuror nuk ka shprehur interesin për t’u emëruar numri një i Prokurorisë së Posaçme.