Të nxitur nga temperaturat rekord të kësaj vere, shkencëtarët grekë kanë nisur të diskutojnë nevojën për ti vënë emër dhe për të klasifikuar valët e të nxehtit, që shkaktojnë zjarre të pakontrollueshme, të bëra realitet nga kriza e klimës që ka pllakosur planetin. Lëvizja do ti mundësonte politikëbërësve dhe popullatave të prekura që të ishin më të përgatitura për ato që po quhen nga ekspertët ‘vrasës të heshtur’.