Një tjetër operacion antidrogë që u shtri në Malësi të Madhe, Shkodër, Lezhë, Krujë e Tropojë, coi në asgjësinim e një sasie të madhe kanabisi, përgjatë 72 orëve të fundit. Mbi 20 mijë bimë kanabis u identifikuan përmes dronëve nëzonat e thella malore, e më pas u asgjësuan përmes djegies nga ana e shërbimeve policore.