Edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve, Muk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, mes partive të shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e vitin 2020. Diskutimet ndodhën vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviç sipas ligjit duhet të emërojë mandatarin e ri ose të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohëshme. Përfaqësuesi i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç, që ishte nismëtare e kësaj marrëveshjeje, tha të premten se “negociatat kanë ngecur në shpërndarjen konkrete të pushtetit, pra në përputhje me atë që u ka dhënë populli”.