Gjykata e Posaçme citon dy arsye pse ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kryebashkiakun Erion Veliaj. Në vendim citohet mundësia e largimit si arsye e parë dhe mundësia e prishjes së provave si arsye e dytë. Veliaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar se përse ky arsyetim i gjykatës nuk qëndron.