As ngjyrat kuqezi dhe shkëlqimi i kombëtares ndaj Çekisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 nuk shoi mërinë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Dy Kryeministrat u bashkuan në mbështetjen për Kombëtaren, por u ndanë në shkallët e stadiumit. Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama u shfaq në tribunën e rezervuar për udhëheqësit me në krah edhe kreun e FSHF-së, Armand Duka.