Top News/ As Hamasi dhe as Putini nuk do fitojnë! Sekretari amerikan i mbrojtjes: SHBA e palëkundur
03/12/2023 12:36

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin kritikoi ata që mbështesin tërheqjen nga përgjegjësia të shteteve të bashkuara të amerikës, duke theksuar domosdoshmërinë për udhëheqje të qëndrueshme të SHBA-së për të kontribuar në një botë sa më të sigurt, të lirë dhe të begatë. Austin mbrojti mbështetjen e gjatë të SHBA-së për Ukrainën dhe luftën e saj kundër rusisë, por edhe për izraelin, në luftën e tij kundër hamasit. "Si në Izrael ashtu edhe në Ukrainë, demokracitë po luftojnë kundër armiqve të pamëshirshëm që synojnë t'i asgjësojnë ata," tha Austin. "Dhe ne nuk do të lejojmë Hamasin apo Putinin të fitojnë. Dhe ne nuk do të lejojmë që armiqtë tanë të na ndajnë apo të na dobësojnë. Kështu, ndërsa shtojmë mbështetjen në Izrael, ne mbetemi të fokusuar në Ukrainë. Dhe ne jemi plotësisht të aftë për të projektuar pushtetin, për të mbështetur angazhimet tona, dhe për të drejtuar burimet në arena të shumta." Austin tha se në 21 muajt "e pushtimit të pasuksesshëm të Putinit, ushtria ruse është dobësuar ndjeshëm, kryesisht falë trupave të guximshme të Ukrainës". Arritjet, tha ai, janë gjithashtu rezultat i udhëheqjes dypartiake të SHBA-së dhe koalicionit të krijuar prej rreth 50 shtetesh. Që nga pushtimi rus në shkallë të plotë në shkurt 2022, SHBA-të i kanë dhënë Ukrainës ndihma sigurie me vlerë rreth 44 miliardë dollarë. Sekretari i Mbrojtjes tha se "Putini mendon gjithashtu se ai mund të fitojë", pasi beson se koalicioni perëndimor do të ndahet. "Por edhe një herë, Putini e ka gabim. Ukraina ka një rëndësi të madhe për Amerikën dhe për të gjithë botën," tha Austin. "Nëse nuk i rezistojmë agresionit të Kremlinit sot, nëse nuk i pengojmë agresorët e tjerë të mundshëm, ne vetëm do t'i inkurajojmë ata - dhe do të krijojmë mundësinë për më shumë gjakderdhje dhe kaos. Pushtimi rus i Ukrainës ofron një pamje të zymtë të një botë tiranie dhe trazirash që duhet të na bëjë të gjithëve të dridhemi” – tha Austin.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11