Si në seancat e mëparshme, edhe këtë të enjte nuk pati normalitet në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, ku opozita vijoi atë që e konsideron si aksion të mosbindjes civile. Përplasjet nisën që me mbërritjen e deputetëve opozitarë, të cilët u përplasën me Gardën e Republikës, e cila kishte rrethuar paraprakisht Kuvendin me gardh hekuri, teksa nuk u lejuan deputetët e opozitës për të hyrë në seancë.