Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme sërish këtë të mërkurë, për t’u pyetur në lidhje me padinë e tij sa I takon abuzimeve me bazën detare të Shëngjinit. Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Meçollari ka deklaruar se mes të kallëzuarve është edhe Presidenti Begaj, në cilësinë e ish shefit të shtabit të përgjithshëm.