Hetem Qerimaj, mjeshtri i madh i violinës, është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga i biri, Fatos Qerimaj Hetem Qerimaj, mjeshtër virtuoz në violinë, krijoi kabanë e parë në violinë në moshën 22-vjeçare dhe e interpretoi në publik. Për 18 vite punoi si violinist pranë Filarmonisë Shqiptare (5 vjet) dhe në orkestrën e Teatrit të Operas (13 vjet te tjera).