Kur bëhet fjalë për mënyrën si duhet të trajtohet marrëdhënia me Iranin, Donald Trump-i i vitit 1987 jep këshilla të dobishme për Donald Trump-in e sotëm. Në librin e tij: “Arti i Negociatave”, ai paralajmëronte se: “Gjëja më e keqe që mund të bësh në një marrëveshje është të dukesh i dëshpëruar për ta arritur atë. Kjo e bën tjetrin të nuhasë dobësi, dhe pastaj je i humbur.” - kështu fillon analiza e The Economist për konfliktin në Lindjen e Mesme. Në artikull thuhet se që kur Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit dhe e futi ekonominë globale në trazira, Tump ka dhënë disa shenja dëshpërimi për të arritur një marrëveshje. Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, tregjet e aksioneve janë lëkundur dhe lufta në Lindjne e Mesme nuk mbështet nga amerikanët. I shqetësuar për tregjet, Trump deklaroi më 30 mars se kishte bërë përparim të madh drejt një marrëveshjeje.