Misioni Artemis II i NASA-s është nisur zyrtarisht drejt orbitës hënore. Raketa Space Launch System u ngrit nga Platforma 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida më 2 prill, duke çuar anijen kozmike Orion drejt orbitës së Hënës. Ndonëse fillimisht ekipi hasi në disa vështirësi teknike, megjithatë lëshimi i raketës u bë i mundur. Edhe pse Artemis II nuk do të ulet astronautët në Hënë, ai ka një rol tjetër tejet të rëndësishëm, testimin e parë me pilot të të gjitha sistemeve të anijes Orion, përfshirë navigacionin, komunikimin dhe mundësitë e mbijetesës, duke siguruar teknologjitë që do t’u mundësojnë njerëzve të shkojnë në Hënë në misionet e ardhshme.