Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovës ka ushtruar konstrolle në 36 vende të ndryshme në Prishtinë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se pas kontrolleve janë zbuluar dhe më pas sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre pistoleta, gjashtë armë të gjata, rreth 600 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me këtë rast janë marrë në pyetje 4 të dyshuar, të cilët janë liruar më pas me vendim të prokurorit.