Ndërsa në disa zona të vendit janë shënuar reshjet e para të dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar duke Iu referuar dhe parashikimeve të shërbimeve meteorologjike se në ditët e para të Janarit do të kemi ulje temperaturash, ka hartuar një plan masash për ditët e festave. Drejtori I autoritetet rrugor Ami Kozeli tha se më shumë se 130 borëpastruese janë në gatishmëri së bashku me 577 mjete të tjera dhe 800 punonjës për 24 orët e ardhshme me qëllim që të gjitha akset të jenë të kalueshme. Ai apeloi të gjithë shoferët që lëvizin në zonat ku pritet të ketë reshje bore që të jenë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë me qëllim evitimin e aksidenteve.