Situata në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas sa vjen e rëndohet, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nuk dihet për sa kohë rruga drejt juglindjes do të jetë e pakalueshme. Sipas ARRSH-së, po punohet për të përcaktuar saktësisht shkakun, në mënyrë që më pas të gjendet dhe një zgjidhje, teksa punimet për hapjen e anashkalimit në vendin e njohur si Arrat e Gurrës në fshatin Dragostunjë janë ndërprerë dhe të gjitha makineritë janë tërhequr, pasi terreni është i paqëndrueshëm.