Sporti mori një vëmendje të madhe paraditen e kësaj te marte teksa në ambientet e Pallatit të Kongreseve u organizua Konferenca ‘Arritjet dhe sfidat e Sportit në Shqipëri. Ishte një eveniment ku ndër të tjerët morën pjesë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Kryebashkiaku në fjalën e tij, pasi foli për një sërë evenimentesh që do të zhvillohen në Tiranë në muajt në vijim, përmendi edhe dy projektet madhorë; rindërtimin e Pallatit të Sportit Asllan Rusi dhe stadiumit Selman Stërmasi