I gjithë sistemi i furnizmit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në vend është i përgatitur për të përballuar rritjen e konsumit përgjatë këtij sezoni turistik. Garancia u dha nga zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një tryeze organizuar për sektorin energjitik dhe sfidat e tij.