Këshilli i vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Parlamenti Europian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për të zhbllokuar alokimin e një pjese të 6 miliardë eurove nga plani i ri i rritjes i Brukselit për Ballkanin Perëndimor. Rregullat e brendshme të BE-së parashikojnë që për miratimin e këtij plani duhet të arrihet dakordësia mes Këshillit dhe Parlamentit. Marrëveshja shmang shtyrjen e alokimit të fondit për në fund të këtij viti pasi në prill Parlamenti Europian mbyll punimet dhe shpërndahet dhe në maj e qershor mbahen zgjedhjet e reja për PE.