Një 41 vjecar u vendos në pranga nga policia e Vlorës këtë të shtunë, pasi u kap me një sasi lënde narkotike, të llojit kokainë. Leonard Havaraj është personi që ra në prangat e uniformave blu, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine, të cilat i kishte përgatitur për ti shitur në lagje të ndryshme të Vlorës. Shërbimet policore morën informacione se një person zotëronte drogëra të forta, dhe i shiste ato tek persona të ndryshëm në qytetin bregdetar. Ka qenë pikërisht ky informacion ai që vuri në lëvizje policinë e që coi në arrestimin e 41 vjecarit.