Dritan Kurballi ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes, pas është kapur duke lëvizur me lëndë narkotike gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike. Më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetëra doza lende narkotike heroinë.