Policia e Gjirokastërs ka arrestuar efektivin e policisë Kufitare, Estien Dine, i cili një natë më parë aksidenti për vdekje një 12-vjeçar, ndërsa 2 fëmijë të tjerë mbetën të lënduar. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Valare të Gjirokastër, kur efektivi 24-vjeçar Estien Dine, duke drejjtuar automjetin e tij tip ‘benz’, përplasi 3 të mitur, teksa njëri prej tyre ndërroi jetë. Fatmirësisht dy fëmijët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë vetëm me shembje në trup.