Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se tregtonte produkte të kontrabanduara të cilat i shiste pa faturë. Pronari i subjektit, shtetasi Neim Arapi, rezulton me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, i cili duke përdorur postin e tij, ka shmangur kontrollet në dyqan. Ky rast është konstatuar gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol.