Tentativa për ti marrë 4 milionë lekë një personi në Elbasan, coi në pranga shtetasin Ermir Bajrami. 35 vjecari përmes shantazhit dhe kanosjes tentoi ti marrë një shumë parash një personi, deri në momentin që u kap në flagrancë nga uniformat blu. Pamjet që po ndiqni në ekran, tregojnë momentin e arrestimit të 35 vjecarit Ermir Bajrami, i cili po lëvizste me bicikletë në qytetin e Elbasanit.