Mërgim Bruti, 25 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Portin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Zvicër. Uniformat blu bëjnë me dije se pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore, se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë shtuar kontrollet për kapjen e 25-vjeçarit. Mërgim Bruti, banues në Itali, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, e kishte dënuar me 27 muaj burgim, me vendimin e datës 08.01.2025, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.