Një 23-vjecar shqiptar është arrestuar në Kroaci, pas një urdhër arresti që autoritetet italiane kishin lëshuar për të. Arjan Toçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas e akuzon për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në kuadër të një organizate kriminale.