Durim Bami, i njohur me nofkën ‘I forti i Niklës’ është arrestuar këtë të mërkurë në Dubai, me qëllim ekstradimin për në Shqipëri. Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka caktuar për 45-vjeçarin më 15 maj (2024), masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprat penale "Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje", "Grup i strukturuar kriminal", "Kultivim i lëndeve narkotike", dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal".