Top News/ Arrestohet Jorgo Goro me urdhër të SPAK / Pas kallëzimit të Fredi Belerit për tjetërsim pronash
23/03/2024 19:53

Arrestohet kryetari në detyrë i bashkisë së Himarrës, socialisti Jorgo Goro, pas kallëzimit të depozituar në SPAK nga i zgjedhuri i kësaj bashkie që qëndron pas hekurave, Fredi Beleri. Mësohet se Goro u arrestua në Dhërmi në një bar-kafë, nga agjentët e SPAK, teksa urdhër arreste janë lëshuar edhe për katër persona të tjerë. Fredi Beleri i cili prej 12 majit të vitit të kaluar ndodhet në burg për shit-blerje votash, e kallëzoi penalisht Jorgo Goron për tjetërsin prone në favor të të tretëve. Në kallëzimin e Fredi Belerit thuhet: “Mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme. Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj. Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë.” Beleri paditi kryetarin në detyrë të bashkisë së Himarrës, Jorgo Goron për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim i dokumenteve, Foto Pavllo Mehilli, për kryerjen e veprës "Falsifikimi i dokumenteve", "Pastrimi i produkteve te veprës penale". Artan Gaçin, për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe Olta Xhaçkën, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Top News – Martohet Princ Leka, kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
15/03 18:47
Top News – Ligji për gjuhën shqipe në RMV. Pendarovski- Problem i madh nëse shfuqizohet
15/03 18:30
Top News – Krisja mes Kurtit dhe Osmanit. Analistët – Marrëdhëniet ndërkombëtare thelluan ftohjen
15/03 18:10
Top News – Izraeli ‘hap thesin’ për luftën / 800 milionë dollarë për blerje armësh, fond emergjence
15/03 18:06
Top News – Sherr me thika në Durrës. Plagoset 26-vjeçari, shpallet në kërkim autori
15/03 18:00
Top News- Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet, është bërë ndërkombëtare
15/03 17:10
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Gërdecit/ 18 vite nga ngjarja, familjarët: Presim drejtësi
15/03 15:03
Top Channel/ Nafta, Berisha replikon me Ramën/ Akuzon qeverinë: Çmimi i lartë për shkak të taksave
15/03 14:49
Top News – Bie numri i lindjeve. Pandemia theksoi tkurrjen, emigracioni faktor kyç
15/03 14:44
Top Channel/ “O Zot, sa i mirë që është!”/ Qytetarja mbetet pa frymë kur takon Berishën
15/03 14:40
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 14:38
Top Channel/ “Çështja Balluku është mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron vetëm me..
15/03 14:37
Top News- 18 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
15/03 14:33
Top News- Berisha: Çështja Balluku është bërë ndërkombëtare, mbyllet vetëm me largimin e Ramës
15/03 14:07
Top News- Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Kompani shtetërore për stabilizimin e tregut
15/03 13:40
Top News- Pse po rritet çmimi i karburanteve? Tabaku: Shkak taksat dhe mungesa e konkurrencës
15/03 12:33
Top Channel/ Rama flet për ish-zv.kryeministren, e quan Ballukun…
15/03 12:26
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 12:25
Top Channel/ Gjuetia me dinamit në Vlorë/ Veprimtaria e paligjshme nuk kursen as fokat
15/03 12:23
Top Channel/ Kriza e blegtorëve në Fier/Ankohen se nuk kanë treg, fermerët: Na dëmtoi edhe lagështia
15/03 12:22
DIGITALB DIGITALB