Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës. I riu u arrestua në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer një sërë vjedhje automjetesh në Durrës dhe Bulqizë, të cilat i shiste te persona me precedentë kriminalë për të kryer krime të tjera. Në momentin e kapjes, 21-vjeçari kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë të Bulqizës dhe po përpiqej të largohej me të në drejtim të Tiranës. Shërbimet e Policisë së Tiranës e bllokuan automjetin dhe arrestuan të riun, të cilin më pas e dorëzuan në Komisariatin e Durrësit për veprime të mëtejshme.