Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë finalizuar një operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat I kontrolleve është vënë në pranga një 53-vjeçar banues në fshatin Ivanaj, i dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve narkotike.